Foleza
Pyetje

Pyetje të shpeshta

Përgjigjet e shkurtra për gjërat që prindërit pyesin më shpesh para se ta provojnë Folezën.

Çfarë është Foleza?

Një aplikacion me lojëra mësimore në shqip për fëmijët e vegjël. Lojërat janë në një qytet me pesë vende, dhe në secilin fëmijën e pret një mik që i tregon si luhet.

Për çfarë moshe është?

Për fëmijë rreth 3 deri në 8 vjeç. Çdo lojë përzien detyra të lehta me disa pak më të vështira, kështu që loja mbetet interesante teksa fëmija rritet.

A duhet të dijë fëmija të lexojë?

Jo. Miqtë flasin me zë dhe lojërat luhen duke dëgjuar dhe duke prekur.

A është vetëm në shqip?

Po. Foleza është bërë për fëmijët që flasin shqip, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë, ndaj çdo mik flet shqip.

Si e kontrolloj kohën e lojës?

Te paneli i prindit zgjidh sa minuta në ditë, orën e gjumit dhe qëllimin e javës. Kur koha mbaron, loja ndalet vetë.

A mund ta hapë fëmija panelin e prindit?

Jo. Paneli hapet me Face ID, gjurmën e gishtit ose kodin e telefonit. Në një telefon pa kod, prindi zgjidh një mbledhje.

Çfarë të dhënash ruan aplikacioni?

Kohën e lojës, yjet dhe nivelet, si dhe emrin, vitin e lindjes dhe foton e fëmijës nëse i shton. Aplikacioni nuk kërkon as kamerën, as mikrofonin, dhe prindi mund ta fshijë historikun dhe llogarinë kur të dojë.

A ka reklama ose blerje brenda?

Jo. Foleza nuk ka reklama dhe fëmija nuk mund të blejë asgjë.

A duhet internet?

Po, që lojërat të hapen dhe yjet të ruhen në llogarinë e prindit.

Në cilat pajisje punon?

Në iPhone, iPad dhe Android, me një llogari prindi për të gjithë telefonat e familjes.